23:33 / E Premte, 07 Janar 2022 / MSH

Modelja ndërron jetë një ditë pasi u diagnostikua me kancer, familjarët: Mjekët e neglizhuan!

Një modele e re ka humbur jetën nga kanceri i qafës së mitrës në moshën 27 vjeçare, pasi një mjek e neglizhoi duke i thënë se simptomat ishin për shkak të hormoneve të saj.

Porsche McGregor-Sims në fakt kishte një formë agresive të sëmundjes, e cila kishte mbetur e padiagnostikuar për muaj të tërë, pavarësisht se ajo ankohej shpesh te mjekët për dhimbje dhe gjakderdhje të vazhdueshme.

McGregor-Sims, nga Portsmouth, shkoi te mjeku i saj i përgjithshëm në dhjetor 2019 duke u ankuar për dhimbje barku dhe gjakderdhje.

Në janar 2020, ajo shkoi te një tjetër doktor që i tha se simptomat e saj ishin “hormonale”, kështu që nuk kreu një inspektim vaginal.

Në mars, Porsche u kthye te mjekët pasi ndjeu mungesë frymëmarrje dhe pati dy konsulta telefonike përpara se t’i jepeshin antibiotikë.

Kur simptomat e saj u përkeqësuan, mjeku mendoi se ajo kishte Covid dhe ajo u soll në Qendrën Mjekësore Westlands për një konsultë.

Aty u diagnostikua me kancer në qafën e mitrës dhe vdiq një ditë më vonë, më 14 prill 2020.

Familjarët e saj kanë denoncuar mjekët për neglizhencë.