08:37 / E Shtunë, 16 Mars 2019 / indeksADMonline

Modelja seksi publikon mesazhet intime me Cristiano Ronaldon

Bukuroshja nga Venezuela, Alexandra Mendez në një emision në Portugali ka publikuar mesazhet sekrete që i kishte me futbollistin e famshëm, Cristiano Ronaldo.

Në mesazhet e publikuara, Ronaldo i thotë se do t’i kafshonte të pasmet nëse shënon gol, transmeton Indeksonline.

Në kohën kur Ronaldo kishte shkruar këto mesazhe ishte në Real Madrid dhe ende nuk ishte në lidhje me të dashurën e tanishme, Georgina Rodriguez.

Modelja super seksi insistoi se asgjë intime nuk kishte ndodhur mes tyre përkundër që kishin pasur takime.

Ajo tregoi që këto mesazhe i kishin më pak se tre vite.

“Ishte para më pak se tre vite. Në atë verë mendoj se ai e takoj atë (Georgina Rodriguez), e cila ka mundur të jem unë” u shprehë modelja.

Mendez ka mbi 400.000 ndjekës në Instagram dhe poston foto mjaftë provokative./Indeksonline/