75 Mall Live Search
22:19 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Modelja shqiptare: Ronaldo është fenomenal, por ai do të ndalet! (Foto +16)

Beniada Nishani është bërë e njohur në trojet shqiptare në saje të imazheve provokuese.

Në fakt, biondina ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë edhe në saje të së qeni mbesa e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishanit, shkruan IndeksOnline.

Ajo është tifoze e flakët e skuadrës italiane, Juventus, e cila luan nesër kundër kampionit aktual europiane, Real Madrid.

Në një intervistë ajo ka thënë se skuadra e saj do të fitojë në Torino, ndërsa për Ronaldon ka fjalë të mira.

“Juventusi është favorit. Ronaldo është lojtar fenomenal, por ai do të ndalet”, ka thënë modelja.

Më poshtë i keni disa foto të modeles shqiptare./IndeksOnline/