17:06 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Modric i tregon kush është shefi Vinicus Juniorit, përplasje e vogël te Reali

Sergio Ramos kishte thënë pak muaj më parë se Luka Modric është shef te Reali dhe se para tij të gjithë janë të heshtur.

Kjo është parë më së miri në stërvitjen e sotme të skuadrës madrilene.

Mesfushorit kroat nuk i pëlqej një reagim i Vinicuos Junior në stërvitje dhe pas pak minutash ia dha një të shtyrë atij.

Ylli kroat po cilësohet si favorit për të fituar çmimin e madh të “Topit të Artë” këtë vit./Indeksonline/