13:40 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Modric nuk është më në planet e Zidane

Bosi i Real Madridit Zinedine Zidane është i pakënaqur me formën e Luka Modric dhe po e konsideron shitjen e mesfushorit kroat këtë verë

33 vjeçari ka pasur paraqitje të dobëta këtë sezon pas fitimit të topit të artë në dhjetor.

Dhe sipas të përditshmes sportive spanjolle “AS” Zidane tani ka dyshime serioze për vendin e Modricit dhe ta konsiderojë largimit e tij nga klubi këtë verë.

Eriksen është kandidati kryesorë për ta zëvendësuar kroatin te Real Madrid. /IndeksOnline/