12:13 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Modric pranë largimit, Real Madrid gjen zëvendësuesin e tij

Duke e parë rrezikun e largimit të Luka Modric drejt Juventus apo Inter, skuadra e Real Madrid ka filluar të mendoj zëvendësimin e tij.

Mediat angleze shkruajnë që mesfushori i Manchester Cityt, Bernardo Silva po shihet si zëvendësues i denjë për kroatin, transmeton Indeksonline.

Bordi drejtues i Real Madrid e ka vënë portugezin në listën e dëshirave. Nuk ka pasur ndonjë kontakt mes dy klubeve pasi që nuk është sqaruar ende gjendja e Luka Modric.

Sipas gjitha gjasave, Modric do të qëndroj deri në fund të këtij sezoni dhe gjatë verës mund të largohet për në Itali./Indeksonline/