09:31 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Modriç shmang burgun, paguan një milion euro!

Luka Modriç ka paguar një milion euro për ta shmangur hyrjen në burg.

Ylli i Real Madridit ka paguar dënimin para se të paraqitej në gjyq, që e heton atë për mashtrim tatimor, transmeton IndeksOnline.

Modriç ka pranuar fajin e mashtrimit në Agjencinë Tatimore në Spanjë, për këtë arsye ai ka vendosur ta paguaj për të mos shkuar në burg.

Thuhej se Modriç iu është shmangur tatimeve, me vlerë 870.728 euro, 290.990 euro për vitin 2013 dhe 579.738 për vitin 2014./IndeksOnline/