10:00 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Arrestohet personi që ndihmoi dy të burgosur të iknin nga burgu i Lipjanit

Me katër nëntor, dy të burgosur kishin ikur nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

Njëri prej tyre është arrestuar nga Policia dhe është kthyer në vuajtje të dënimit, ndërsa tjetri ende është në liri.

Lidhur me këtë rast, dje Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar një person, transmeton Indeksonline.

I dyshuari, sipas policisë, u kishte ndihmuar të dënuarve që të arratisën nga Qendra Korrektuese.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/