18:51 / E Shtunë, 16 Qershor 2018 / indeksADMonline

Moggi i sigurt: Juventus ka kryer këto dy transferime

Gjatë orëve të fundit sytë e të gjithëve janë drejtuar nga Botërori “Rusi 2018”, por nuk mungojnë as argumentet e lidhura me merkaton, mbi të gjitha nëse flitet për goditje të rëndësishme.

Mes klubeve italiane më aktive është Juventusi (momentalisht, pasi Interi u kujdes më parë për këtë pjesë dhe ka arritur 3 goditje), që po bën të ëndërrojnë tifozët. Edhe Luciano Moggi, ish-drejtues i bardhezinjve e më pas i Partizanit, ka ndërhyrë për radio “7 Gold” për të komentuar manovrat e “Zonjës”.

“Canselo, – u shpreh Moggi, – dëshiron Juven dhe Juvja do Canselon: marrëveshja do arrihet. Edhe për Milinkoviç-Saviç bardhezinjtë kanë biseduar me Lazion? Do transferohet në Torino”. /IndeksOnline/