75 Mall Live Search
12:51 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mogherini mbledh të hënën kryeministrat e Ballkanit Perëndimor

Përfaqësuesja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka ftuar kryeministrat e vendeve partnere nga Ballkani Perëndimor që të bashkohen në një takim të përbashkët jozyrtar të hënën në Bruksel.

Në takimin e tretë mes përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimore, pritet të diskutohen ngjarjet aktuale në rajon dhe perspektivat për vitin 2018, kur edhe partnerëve evropianë në rajon do t’ju ofrohet një mundësi unike për të përparuar në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, shkruanjë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

“BE është e përkushtuar që të forcojë angazhimin e BE-së me rajonin, dhe të sigurohet që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të ndërmarrin hapat e nevojshëm që përparimi i tyre drejt Bashkimit Evropian të jetë i pakthyeshëm”, thuhet në njoftimin e BE-së.