17:12 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mogherini: Nëse nuk i zbatoni marrëveshjet, nuk keni pse të fajësoni dialogun

Delegacioni më i lartë i Bashkimit Evropian i përbërë nga Komisioni Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini dhe Komisioneri Hahn të cilët po qëndrojnë sot për një vizitë në Kosovë, po mbajnë një takim me publikun, ku përfshihen studentët, gazetarët dhe politikanët.

Gjatë këtij takimi politikanët, studentët dhe gazetarët kanë pasur mundësi të bëjnë pyetje të ndryshme për delegacionin e lartë të BE-së.

Kështu, deputetja e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka shtruar pyetjen se “cilat janë hapat qe kërkon BE nga Kosova për aplikimin e strategjisë?”.

Për pyetjen e Osmanit është përgjigjur Mogherini.

Sipas saj, Kosova duhet të mundohet shumë në këtë drejtim dhe nëse nuk i përmbush obligimet e saja nuk duhet të fajësojë dialogun.

“Shtetet anëtare duhet të diskutojnë në dhomat e tyre dhe të dalin në një rezultat. E merrni vendimin dhe u shpjegoni qytetarëve për vendimet, po nëse nuk i zbatoni marrëveshjet do të thotë nuk është punë e kryer dhe nuk keni pse të fajësoni dialogun”, ka thënë Mogherini./Indeksonline/