22:04 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

“Mogherini, nëse të dhimbset Serbia, porositi italianët t’i blejnë produktet serbe”

Gazetari i njohur, Agim Muhaxheri e ka quajtur të papranueshme reagimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, karshi Kosovës lidhur me taksën 100% e vendosur për Serbinë.

Muhaxheri, përmes një statusi në “Facebook”, ka theksuar se Mogherini dhe Zahiri i UNMIK-ut i mbyllën sytë kur Serbia armike dërgon tek ne produkte me etiketën “Kosovo i Metohija”.

Postimi i plotë:

Federica (Mogherini) e BE-së dhe shefi i UNMIK-ut që e ka zyrën në një qymez matanë lumit Ibër, Zahiri (Tanin), kukasin përse Qeveria jonë e ngriti taksën 100% për prodhimet serbe dhe boshnjake.

Mogherini e Zahir begu s’e panë shkarravitjen, thikën pas shpine, të Serbisë armike në Interpol.

I mbyllin sytë kur Serbia armike dërgon te ne mall me etiketën “Kosovo i Metohija”. Për ta kjo është OK !

Tetja Mogherini na detyron t’i blejmë mallrat serbe, ndryshe bëhet bërllogu…

Daciqi i pa turp e fyu kancelarin austriak Kurtzin. Përdori metaforën në gjuhën e tij, e krahasoi me organin gjenital !

Oj tete, nëse të dhimbset Aleksi, porositi bashkëkombësit tu – italianët, ta blejnë mallin nga Serbia.