19:48 / E Mërkurë, 12 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mogherini nesër në Shkup

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini nesër pritet të vizitojë Maqedoninë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit dhe liderin e opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski.

Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, Mogerini pritet të jap deklaratë të shkurtër për shtyp në Çarshinë e Shkupit.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së gjithashtu do të takohet me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Mickoski.