22:03 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Mogherini-Vuçiqit: Pa e njohur Kosovën nuk hyni në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq i cili po qëndron në Bruksel, është takuar edhe me shefen e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Këtë e ka bërë të njohur vet ajo përmes një statusi në Tëitter, duke treguar se në këtë takim ata kanë folur për anëtarësimin e Serbisë në BE njëkohësisht edhe rëndësinë e normalizimit të marrdhënieve Kosovë-Serbi, transmeton Indeksonline.

“U takova sot me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në Bruksel për të diskutuar rrugën e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian dhe për dialogun e Kosovës, për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, thuhet një njoftimin e saj.

Kjo e fundit mbetet kusht kryesor për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

“Dialogu Beograd-Prishtinë do të vazhdojë nën patronazhin e BE-së qoftë në Bruksel apo diku tjetër. Kapitulli i 35 nuk do të mbyllet pa u normalizuar marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës këtu ata thonë Serbisë dhe Kosovës. Është një detyrë e rëndë. Kjo është arsye pse gjithë populli ynë duhet të përfshihet për këtë kemi bërë një dialog të brendshëm” , ka thënë Vuçiq./Indeksonline/