09:07 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mohamed Salah -kundër VAR-it

Duke filluar nga ky sezon, VAR-i, do të përdoret në të gjitha ndeshjet e Premier League-s.

Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah e sheh me kritikë vendosjen e teknologjisë edhe pse i njeh përfitimet e saj.

“Mua nuk më pëlqen VAR-i, kjo ka qenë gjithmonë përgjigjja ime, më pëlqen futbolli ashtu siç është, me gjyqtarët dhe gabimet, emocionet e lojtarëve në fushë”, ka thënë egjiptiani.

Ai, gjithashtu ka shtuar se me VAR-in do të ketë më shumë ”faulla” në dëm të tij gjatë këtij sezoni. /IndeksOnline/