14:44 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Mohamed Salah qëndron “përkrah” faraonëve (Foto)

Futbollisti i Liverpoolit, Mohamed Salah tashmë do të ketë gjurmë në vendin e faraonëve.

Muzeu i Britanisë së Madhe ka arkivuar këpucët e egjiptianit në koleksionin artefakteve të epokës së sunduesve të mëdhenj të shtetit afrikan, shkruan indeksonline.

“Ne kemi bërë një blerje emocionuese të re! Për të festuar për yllin e futbollit egjiptian, Mohamed Salah duke qenë golashënuesi më i mirë në Premier Ligë këtë sezon, ne do të shfaqim këpucët e tij së bashku me objekte nga Egjipti i lashtë deri në finalen e Ligës së Kampionëve”, shkruhet në njoftimin zyrtar të muzeut.

Muzeu i Britanisë së Madhe njihet si njëri nga më të pasurit në botë sa i përket fakteve në periudha të ndryshme. /IndeksOnline/