17:28 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mohamed Salah tregon se është një futbollist me zemër të madhe

Mohamed Salah ishte “heroi” i Liverpoolit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Napolit.

Egjiptiani shënoi golin e vetëm që i dha mundësinë skuadrës së tij kualifikimin në rundin tjetër, shkruan Indeksonline.

Pas ndeshjes ai dhuroi fanellën për një fëmijë që po e priste në shkallët e “Anfield”.

Tifozi i vogël i Salah u përlot nga emocionet duke falendëruar atë.

Kujtojmë se Salah njihet si një futbollist human, ku për kundër pagës së madhe ai ka zgjedhur të bëjë një jetë jashtë luksit. /IndeksOnline/