09:35 / E Premte, 20 Nëntor 2020 / OSH

Mohuesi i gjenocidit në Srebrenicë, e quante Kosovën pjesë të Serbisë – kush ishte Patriarku Irinej?

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, ka vdekur nga koronavirusi. Lajmin e konfirmoi presidenti serb, Aleksander Vuçiq, përmes një postimi në Instagram.

Patriarku Irinej do të mbahet mend për deklaratat skandaloze për gjenocidin që u bë në Bosnjë dhe Hercegovinë, po ashtu edhe për deklaratat mbi Kosovën, transmeton Indeksonline.

Ai kishte thënë se vet boshnjakët e kishin bërë bërë gjenocidin në Srebrenicë dhe se serbët ishin të pafajshëm.

Irinej ishte përkrahës i nacionalistit serb, Mirolad Dodik dhe e kishte quajtur atë udhëheqës të Serbisë së re.

Kurse për Kosovën kishte thënë se gjithmonë do të jetë pjesë e Serbisë.

“Sa të ketë serb, do të ketë edhe Kosovë. Kosova është shpirti i Serbisë, prandaj Kosova do të jetë gjithmonë vendi i yni sepse ajo është Golgotha dhe Jeruzalemi ynë”, ishte shprehur ai.

Irinej u bë udhëheqës i Kishës Serbe në vitin 2010./Indeksonline/