16:58 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Molliqaj: Asnjëherë nuk do të shërohet dhimbja për humbjen e Astritit

Me rastin e 3 vjetorit të vdekjes, në Prishtinë përmes një marshi paqësor është kërkuar të vendoset drejtësi për rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, i cili ka ndërruar jetë në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Në vizitë tek varri sot ishte edhe ish- anëtari i LVV, Dardan Molliqaj, i cili ka kaluar në PSD.

Dardan Molliqaj së bashku me anëtarë të tjerë të PSD’së kanë bërë homzhe tek varri i të ndjerit, duke shprehur dhimbjen për humbjen.

Dardan Molliqaj së bashku me anëtarë të tjerë të PSD’së kanë bërë homzhe tek varri i Deharit, duke shprehur dhimbjen për humbjen.

“Asnjëherë nuk do të shërohet dhimbja për humbjen e Astritit.  Drejtësia për të do t’na e lehtësojë dhimbjen, porse vuajtja e mungesës së shokut tonë, do t’na përcjellë gjatë gjithë jetës”, ka shkruar ai./Indeksonline/