Molliqaj debaton gjatë me Veselin (Foto)
Deputeti i pavarur Dardan Molliqaj ka debatuar gjatë me kreun e Kuvendit, Kadri Veseli, pasi ky i fundit nuk ia dha fjalën pas deklarimit të deputetit të LDK-së, Kujtim Shala.
Derisa ata po debatonin, afër është parë edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili i cili i kërkoi Molliqajt të largohet prej aty, transmeton Indeksonline.
Krejt kjo ndodhi pas deklarimit të Frashër Krasniqit i cili foli për procesin gjyqësor ndaj tyre për sulmin ndaj Kuvendit./Indeksonline/