16:21 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / Blerim

Molliqaj kritikon Haskukën për shtatorën e Skënderbeut: Oborrtar i Erdoganit!

Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një postimi të bërë në FB, ka reaguar ndaj kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ai thënë se ata që e paraqesin Skënderbeun si oborrtar të Sulltanit, janë vetë oborrtarë të Erdoganit.

Ky është postimi i tij:

Ngrirjet e momenteve sublime të historisë qoftë si data, qoftë si përmendore janë shëmbylltyra për orientim. Skënderbeu i shqiptarëve nuk është sanxhakbej, por as kalorësi i krishtërimit. Skënderbeu i shqiptarëve është Skënderbeu si unifikues antiperandorak. Skënderbeu që lirinë e gjen në shpirtin e popullit të vet.

Disiplinimi i Skënderbeut në Prizren është në përputhje të plotë me neo-otomanizmin e projektuar nga Erdogan. Ky projektim nuk e duron Skënderbeun në pozicion lufte. Autori i veprës edhe artistikisht të shëmtuar na e tha qartë motivin dhe burimet që ka përdorur. Ai na tha se Skënderbeu i tij është Skënderbeu i perandorisë që Sulltani e donte si të birin e vet. Kryetari Haskuka e mbrojti atë duke e quajtur “origjinale”. Mos harroni, ky është rasti i dytë që partia regjim zbaton instruksionet e Erdoganit. Rasti i parë është favori marramendës që ish-ministri Besnik Bislimi i pati bërë kompanisë “Limak” që është pronare e aeroportit.