12:58 / E Enjte, 05 Nëntor 2020 / Blerim

Molliqaj: Kurti i gëzohet sot përndjekjes dhe kriminalizimit të luftës së UÇK-së

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është dorëzuar në EULEX, pas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka konfirmuar vet ai përmes një postimi në FB.

Derisa, ky gjest po vlerësohet lartë nga opinioni.

Është producenti dhe aktori kosovar, Shkumbin Istrefi, përmes një shkrimi në FB ka thënë se kjo është mënyra e duhur si duhet të sillet një politikan.

Edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar përmes një postimi të bërë në FB ndaj aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se se kjo ishte e qartë që në fillim, që Gjykata Speciale ishte iniciativë e Serbisë.

Derisa ai thotë se kushdo që i gëzohet përndjekjes dhe kriminalizimit të luftës së UÇK-së, ose është naiv, ose i ligë, ose tradhëtar.

Ky është postimi i tij:

KUSH GËZOHET SOT?!

Gjykata Speciale s’është asgjë tjetër përveçse angazhim i drejtpërdrejtë për kriminalizimin e UÇK-së dhe përpjekjes për liri të popullit të Kosovës. Gjykata Speciale po e gjykon politikisht UÇK-në. Ndryshe nuk mund të interpretohet arrestimi i shumicës së drejtuesve ushtarakë dhe politikë të saj.

Ishte e qartë prej fillimit: Gjykata Speciale është iniciativë e Serbisë. Ishte e qartë prej fillimit: Gjykata Speciale ka mbështetje nga qarqe të caktuara ndërkombëtare, që edhe ashtu, luftën tonë për liri asnjëherë s’e trajtuan si të tillë, por vetëm si një konflikt të brendshëm etnik.

Por kjo gjykatë s’do të bëhej dot pa mbështetësit vendorë. Pa gëzimin dhe entuziazmin fillestar të LDK-së, të kombinuar me insistimin dhe votat e PDK-së, gjykatën sot s’do ta kishim.

Dhe kjo gjykatë, s’do të vazhdonte të mbetej në mesin tonë, pa një konstelacion të ri politik, ku gëzimi dhe entuziazmi për të, bashkë me votat dhe insistimin për t’mos e ndalur bashkohen tek subjekti politik Vetëvendosje dhe tek emri i veçantë Albin Kurti. E dhimbshme. Serbia po gëzohet. Njësoj si Albin Kurti.

Kushdo që i gëzohet përndjekjes dhe kriminalizimit të luftës së UÇK-së, ose është naiv, ose i ligë, ose tradhëtar. E ne e dijmë që Albin Kurti nuk është naiv.