Molliqaj: Kurti më befasoi për qëndrimin me PDK-në
Ish-sekretari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, tani deputet i Kuvendit, Dardan Molliqaj ka shpjeguar disa prej bisedave që kishte me themeluesin e LVV-së, Albin Kurtin. Ky i fundit, sipas tij, e kishte lënë të hapur mundësin për koalicion me partinë e Kadri Veselit ,transmeton Indeksonline
“Sqarim tjetër thelbësor ishte edhe raporti i koalicionit me PDK-në. Unë asnjëherë sa të jem në politik nuk jam gati të bëjë koalicion me PDK-në para se kjo partie me shku në opozitë. Kam pas një takim pas VLAN-it, 2015 me z.Kurtin, i cili ka thënë se duhet të diskutojmë që të hyjmë në koalicion me PDK-në sepse ndërkombëtarët kanë thënë se të njëjtit do të jenë gjithmonë në pushtet. Por nëse dalim në zgjedhje të parët që me PDK-në mos të hyjmë. Zotëri Kurti ka thënë se duhet ta lëmë të hapur. Kur të dalim ne të parët do të shohim se kush prej subjekteve do të na pranojë. Por unë kam thënë se duhet të vijmë vi të kuqe”, ka thënë ai në Klan Kosova.