22:53 / E Martë, 01 Tetor 2019 / indeksADMonline

Molliqaj për Abazin: Ishte si kafshë e tërbuar ndaj nesh dhe më pas iki si një lepur

Dardan Molliqaj në emisionin Zona Zgjedhore në Klan Kosova ka folur për përleshjen fizike që ka pasur me kandidatin për deputet nga radhët e VV-së, Haki Abazin.

Kjo përleshje erdhi pas një debati të nxehtë në emisionin PRESSING në T7, derisa janë publikuar edhe videot nga kjo rrahje.

Molliqaj ka thënë se e ka lutur Abazin për një debat korrekt, ndërsa i mbetet organeve të rendit që ta japing verdiktin, përcjellë Indeksonline.

“Ishte si kafshë e tërbuar ndaj nesh dhe më pas iki si një lepur prej asaj. Ishte rast që ndodhi, por për këtë duhet të mbajnë përgjegjësinë ata që e instaluan këtë mendësi në raport me neve.

Ekziston fillimi i emisionit. E kam lutur pesë herë për debat korrekt dhe e kam theksuar edhe fjalën “Të lutem”. Nuk ka dasht dhe e ka marrë më pas përgjigjen e duhur se kush është ai në sy dhe në publik. Nuk ka me ik prej fjalës. Nuk po them që jam i fajshëm e as i pafajshëm, por nuk lejoj me ik nga shpifjet, rrenat dhe mashtrimet. Iu mbetet organeve të rendit me dhënë verdiktim.

Jam nga të rrallët politikan që kërkoj falje për gabime ose për ndryshime të qëndrimeve, por nuk ka me gjujt gurin dhe me mshef dorën”.

Sipas Molliqajt se nuk ka epërsi morale asnjëherë në politikë.

“Janë të rrezikshme partitë populiste, pasi që ato zhvillohen kur iu shtrohet rrugë. Ka ide ma të mirë, program a argumentim, por jo epërsi morale. Atë nuk ia lejojë as ish-shokëve të mi, edhe pse tentuan të ballafaqohen, e sollën dikënd të ri në emision”.

Ndërsa, sa i përket koalicionit PSD- AAK, ai tha se po funksionon më mirë se një subjekt politik.

“Se si do të jetë rezultati do ta shohim, koalcioni ka funksioni më mirë se ni subjekt i vetëm. Kam pas pritje më të vogla ndoshta, por kemi kalu më mirë dhe lehtë se brenda një subjekti.

Ka qenë ashtu qysh e kemi moton 100 % funksional dhe i suksesshëm.

Bëjme pjesë në grupin e subjekteve që kanë dërgu mesazh”./Indeksonline/