Numërimi drejt fundit, VV fiton mbi 50 % në Gjilan
Numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po shkon drejt fundit. Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në Komunën e Gjilanit, ku janë numëruar 92 % të votave, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë fituese në këtë komunë me 53,86 % të votave.
Pas VV-së rënditet LDK me 22,04 %. Pasuar nga PDK me 14,95 % dhe AAK me 3,23 % të votave./Indeksonline/


