22:09 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Molliqaj për koalicionin LDK-PDK: U hoq maska e LDK-së

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj e ka komentuar koalicionin e LDK-së dhe PDK-së në komunën e Kamenicës.

Ai ka thënë se me këtë marrëveshje, LDK ka treguar se gjendet në prehërin e SHIK-ut, transmeton Indeksonline.

Ky është komenti i plotë i Molliqajt:

LDK PËRSËRI NË PREHËR TË SHIK-ut

Më është dukur e pakuptueshme se si LDK nuk po pranon askund që të bëjë koalicion me ne për ta larguar PDK-në nga pushteti.

Por me koalicionin e sontëm në Kamenicë në mes të LDK-së dhe PDK-së, u hoq maska e fundit e LDK-së.

Në Kamenicë LDK-ja u lidh me SHIK-un. Ashtu siç është lidhur gjithmonë pasi ka gënjyer elektoratin që asnjëherë nuk do të bëjë koalicion me ta.

Por pazaret e natës nuk do ta ndalin ndryshimin që do të ndodhë me Shpendin, Mytaherin, Samiun, Qendronin, Basriun dhe Ajetin.

/Indeksonline/