16:23 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Molliqaj: Platforma do ta detyrojë Serbinë ta njoh Kosovën!

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj e ka quajtur triumf miratimin e platformës shtetërore të dialogut.

Sipas tij, nga ky proces, që meritor është PSD-ja, Beogradi zyrtar do të detyrohet ta njoh Republikën e Kosovës.

Postimi i plotë:

KOSOVA NUK DO TË SHKOJË MË “ME DUAR NË XHEPA” PARA SERBISË NË DIALOG

Për herë të parë Kosova ka platformën e saj shtetërore në përballjen me Serbinë. Për herë të parë Kosova ka vija të kuqe, ka synime e kërkesa nga dialogu.

Gjithmonë në dialog është përcjellur platforma e Serbisë sepse ne nuk e kishim tonën. Ne nuk kishim as letra mbi tavolinë! Kurse sot, përmes politikës aktive të Partisë Socialdemokrate, Kosova ka platformën e saj serioze shtetërore, përmes së cilës do të dal me sukses nga ky proces.

Serbia do të detyrohet ta njoh Kosovën ?.

Ecim përpara #PSD