22:36 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Molliqaj: Vetëvendosja duhet ta dijë se përtej Glaukut, ekziston Kosova

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj beson se koalicioni mes LDK-VV do të jetë “koalicion i zorit”.

“Nëse arrihet marrëveshja LVV-LDK, atëherë ky do të jetë koalicion i zorit.  LVV-LDK ende nuk e kanë ndarë mendjen a të formojnë qeverinë apo të qëndrojnë në opozitë.”, u shprehë Molliqaj në ‘Debat Plus’, transmeton Indeksonline.

Sipas Molliqajt, LVV nuk ka asnjë ministër që i takon qendrës së majtë.

“Nëse bëhet qeveria, atëherë asnjë ministër nuk do ta kemi të majtë. Do të kemi një qeveri  të majtë, me ministra të djathtë. LVV duhet ta dijë se përtej Glaukut, ekziston Kosova.”, tha ai./Indeksonline/