75 Mall Live Search
08:58 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / Gj Sh

Moment emocional për Serena Williams-in, vajzat e saj e shohin për herë të parë duke luajtur tenis

Njëra nga tenistet më të mira të botës, Serena Williams, është rikthyer në fushë, pas plot katër viteve pas pensionimit.

44-vjeçarja morri pjesë në Grand Slamin e Wimbbledonit, derisa u mposht qysh në raundin e parë, nga tenistja australiane, Maya Joint, me rezultat 2-1 në sete, shkruan IndeksOnline.

Kjo ishte një moment emocional për tenisten amerikane, pasi për herë të parë dy vajzat e saj e ndjeken ndeshjen nga afër.

Madje Serena Williams tha se kjo ishte arsyeja kryesore pse vendosi të rikthehej dhe të luante përsëri, në mënyrë që vajzat e saj të mund ta shihnin duke garuar./IndeksOnline/