75 Mall Live Search
09:19 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / Gj Sh

Ylli i Brazilit mungon ndaj Norvegjisë, humb Kupën e Botës

Brazili do të përballet me Norvegjinë në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Por trajneri Carlo Ancelotti nuk mund të llogarisë në shërbimet e mesfushorit Lucas Paqueta, shkruan IndeksOnline.

Ai vuan nga një dëmtim muskulor në kofshën e majtë, ku u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj Japonisë.

Sipas mediave braziliane, Paqueta do të mungojë në ndeshjen ndaj Norvegjisë, madje mund të humbasë komplet Kupën e Botës.

Rikuperimi nga një lëndim i tillë merr 3-4 javë kohë, por duhet pritur testet mjekësore, për të verifikuar shkallën e dëmtimit./IndeksOnline/