10:15 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Moment i rrallë, tifozi përleshet fizikisht me kapitenin e Glasgow Rangers

Ndeshja mes Hibernian dhe Glasgow Rangers ka sjellur një moment aspak të këndshëm që rrallë shihet në futboll.

Një tifoz i skuadrës vendase është përleshur fizikisht me kapitenin e Rangers, James Tavernier.

Madje e tëra filloi pas një faulli që iu bë kosovarit të Hibernian, Florian Kamberit.

Tifozi kaloi pengesat për tu kacafytur me kapitenin e Rangers.

Policia ka reaguar menjëherë duke e arrestuar tifozin skocez./Indeksonline/