07:56 / E Martë, 06 Dhjetor 2022 / AR

Moment prekës/ Pele në spital, por e ndoqi ndeshjen, lojtarët e Brazilit ia dedikojnë fitoren legjendës së futbollit

Moment prekës nga Katar 2022. Brazili fitoi 4-1 me Korenë e Jugut duke kaluar në fazën çerekfinale të Botërorit.

Në fundin e ndeshjes, skuadra nga Amerika Latine ia ka dedikuar këtë sukes legjendës së futbollit, Pele, duke hapur një pankartë me foton dhe emrin e tij.

82-vjeçari qëndron i shtruar në spital në Sao Paolo prej një jave, teksa suksesi i Selecao është për të, pasi ai vetë lajmëroi se do e ndiqte ndeshjen e sotme.

Deri më tani mësohet Pele është jashtë rrezikut për jetën.