21:21 / E Hënë, 07 Tetor 2019 / indeksADMonline

Moment qesharak: Aro Muric e harron pasaportën në aeroplan!

Lojtarët dhe stafi i kombëtares së Kosovës sot kanë filluar të mblidhen në Prishtinë – për të filluar stërvitjet para ndeshjeve me Gjilbratarin dhe Malin e Zi.

Kombëtarja e Kosovës takohet me Gjilbratarin me 10 tetor, kurse katër ditë më vonë do të ballafaqohet me Malin e Zi, në kuadër të ndeshjes për kualifikime në kampionatin evropian 2020.

Sot një grup i madh i lojtarëve kanë arritur në Prishtinë, ku janë vendosur në hotel.

Ata u gëzuan kur arritën, por jo të gjithë kaluan çaste të mira në aeroport. Portierit të kombëtares së Kosovës, Aro Muric i ka ndodhur një gjë mjaft interesante me të arritur në Kosovë.

GazetaBlic mëson se Muric gjatë kontrollës tek Policia në hyrje të Aeroportit nuk po e gjente pasaportën e tij dhe për disa minuta ishte i shtangur dhe i hutuar…

Megjithatë, pas pak çastesh ai e kuptoi se e ka harruar atë në aeroplan – por vetëm pas informatës të një prej stjuardesës që ndodhej në aeroplanin me të cilin ai ka udhëtuar.

‘Gardiani’ i kombëtares kaloi më pas pa probleme, por jo edhe pa u tallur nga bashkëlojtarët e tij – të cilët e shrytëzuan këtë moment hutie për të ngacmuar portierin.

Vlen të theksohet se Aro Muric pritet të aktiviziohet në dy takimet e ardhshme të kombëtares së Kosovës.