00:09 / E Hënë, 11 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Moment shokues, mësuesja 32 vjeçare rrah brutalisht 16 vjeçarin me aftësi të veçanta

Mësuesja Tiffani Shadell Lankford, 32 vjeçare është arrestuar të premten pasi që kishte rrahur mizorisht një 16 vjeçar me aftësi të kufizuara, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në shkollën e mesme Lehman në Kyle të Teksasit.

Në video shihet se si mësuesja 32 vjeçare tërheq dhunshëm, grushton dhe shkel me këmbë mbi kokën e 16 vjeçarit me aftësi të veçanta.

Mësuesja është përjashtuar menjëherë nga puna ku është arrestuar dhe po gjykohet për sulm të rëndë, ndërsa 16 vjeçari është hospitalizuar ku është trajtuar si pasojë e sulmeve brutale të mësueses së tij.

Kujtojmë se Lankford edhe në vitin 2014 ishte akuzuar për dhunë në familje dhe sulm të rëndë./Indeksonline/