10:01 / E Martë, 20 Prill 2021 / OSH

Moment shokues, vogëlushi bie në shinat e trenit, shpëtohet në sekondin e fundit nga një punëtor

Një punëtor i hekurudhës ka marrë merita shtetërore pasi ka shpëtuar jetën e një fëmiu. Vogëlushi ishte duke ecur me nënën e tij të verbër skaj një hekurudhe në Mumbai.

Papritmas ai ra në binarë duke u rrëzuar pak sekonda para se të vinte treni.

Një punëtor hekurudhe që pa incidentin, u hodh në shina dhe vrapoi drejt djalit duke e nxjerrur nga binarët, duke qenë edhe vet pak sekonda larg vdekjes./Indeksonline/