17:16 / E Mërkurë, 09 Tetor 2019 / indeksADMonline

Moment tronditës: Lojtari e godet brutalisht në kokë kundërshtarin

Një lojtar futbolli u godit brutalisht nga një rival, i cili u ndëshkua me karton të kuq ndërsa viktima e tij u shtri pa ndjenja në dysheme.

Pamjet e ndeshjes treguan brazilianin Daniel Batalha duke goditur me këmbën e djathtë dhe duke shkelmuar kundërshtarin e tij, Fernandinho, në fytyrë në një sulm të llojit që shihet normalisht në karate apo oktogon, transmeton Indeksonline.

Imazhet tronditëse nuk kishin nevojë për fjalë gjatë një shfaqjeje të ngadaltë në TV, e cila e la të qartë se sa e rrezikshme kishte qenë ajo./Indeksonline/