13:55 / E Shtunë, 26 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Momente paniku në Katar, zjarr i madh pranë tendave të tifozëve (VIDEO)

Në Katar po raportohet për një zjarr të madh që ka shpërthyer në Lusail në Katar, një prej qyteteve që pret Kupën e Botës.

Qielli është nxirë nga tymi i zi dhe për një moment ka përhapur panik te vendasit dhe tifozët e huaj që ndodhen aty pranë.

Raportimet e para bëjnë me dije se nuk ka asnjë të lënduar dhe se zjarri ka nisur nga një godinë në ndërtim e sipër./abcnews.al/