13:13 / E Hënë, 26 Korrik 2021 / AR

Momenti emocional: Flamuri i Kosovës ngrihet lartë, intonohet himni i Kosovës

Kosova ka festuar medaljen e dytë në Lojërat Olimpike në Tokio të Japonisë.

Pas Distria Krasniqit, edhe Nora Gjakova ka fituar të Artën.

Momenti i intonimit të Himnit ka qenë shumë emocional si për Norën ashtu edhe për të pranishmit tjerë nga Kosova.

Falë paraqitjes së tyre, Kosova po promovohet në skajet më të largëta të globit. /IndeksOnline/