21:59 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Momenti i dorëzimit të Gjuriq tek autoritetet serbe (Video)

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq është arrestuar sot në veri të Mitrovicës pasi kishte hyrë ilegalisht pasi që leja për të hyrë në Kosovë i ishte refuzuar nga Ministria për Punë të Jashtme.

Gjuriq pas arrestimit në Mitrovicë u soll nën masa të shtuara të sigurisë në stacionin ‘Qendër’ në Prishtinë ku qëndroj për pak minuta ku më pas u nis për në Merdare që t’u dorëzohet autoriteteve serbe.

Indeksonline ka siguruar një video nga momenti kur Gjuriq i është dorëzuar autoriteteve të Serbisë.

Ndryshe Gjuriq bashkë me disa ministra të tjerë serbë kishin kërkuar që të qëndronin në Kosovë por një gjë e tillë nuk u arrit pas refuzimit të lejes nga autoritetet kosovare.

Pas kalimit të pikës kufitare në Merdare, Gjuriq ka pas një lidhje direkte me një gazetar serb në RTS të cilit i ka thënë shkurt se është keq.

Reagimet lidhur me arrestimin e Gjuriq ishin të shumta si nga vendorët edhe nga ndërkombëtarët. Së fundi një reagim të ashpër lëshoj edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili tha se serbët nuk kërkojnë leje për të qenë në Kosovë por që vetëm i lajmërojnë autoritete  Kosovës./Indeksonline/