13:54 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Momenti i ngritjes vertikale të avionit të udhëtarëve sikur të ishte avion luftarak

Nëse keni menduar të fluturoni në qiell si një raketë, mendoni përsëri.

Disa pamje të cilat kanë dalë nga një linjë ajrore tregtare, tregon momentin se si një avion ngritet nga toka pothuajse në mënyrë vertikale, njësoj si një avion luftarak.

Avioni në fjalë ishte një A350-900XWB – i pajisur me motorë Rolls-Royce – dhe aerobatika e saj u kap në konventën e Innovation and Leadership in Aerospace (ILA) në Berlin në prill.

Video u ngarkua në youtube dhe ka marrë shumë komente nga tifozët e aviacionit të impresionuar me fluturimin vertikal, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Këto pamje u përshkruan thjesht me wow. Për më shumë shikoni këto pamje mbresëlënëse./Indeksonline