08:39 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Momenti i sikletshëm, moderatores së sportit i bie fustani duke kërcyer

Një ndër të ftuarat ishte moderatorja e sportit, Lei Kraja, e cila u bë pjesë e sfidave dhe lojërave të ndryshme e pati një moment të sikletshëm.

Gjatë sfidës së kërcimit, moderatores i ndodhi një incident i vogël. Teksa kërcente asaj i ra pjesa e sipërme e fustanit, gjë e cila u vu re dhe nga aktori Irgen Çela, i cili u mundua ta mbulonte që të rregullohej.

Situata u kalua me shumë sportivitet dhe Lei vazhdoi me kërcimin. Videon e këtij momenti mund ta shikoni më poshtë: