12:44 / E Enjte, 26 Prill 2018 / indeksADMonline

Momenti i tmerrshëm, shikoni si 12 vjeçari ngec nën ujë për 10 minuta

Kamerat e sigurisë kanë kapur një moment të tmerrshëm, kur 12 vjeçari për 10 minuta qëndron nën ujë në pishinë.

Ky rast ka ndodhur në një nga pishinat në Karlinën e Jugut, ku një fëmijë i cili ishte duke lozur papritmas futet në ujë me shpejtësi, shkruan e përditshmja britanike ‘Metro’, përcjell Indeksonline.

Kjo pasi, vrima (tubi) prej së cilës pishina furnizohet me ujë ngreh 12 vjeçarin, duke qëndruar aty për 10 minuta.

Shumë njerëz u ofruan për t’i ofruar ndihmë, mirëpo djali mbeti aty derisa shërbimet emergjente arritën duke e shpëtuar.