17:33 / E Hënë, 28 Maj 2018 / indeksADMonline

Momenti kur autobusi përplas veturat në një lokal [Video+18]

Gjatë ditës së sotme një aksident me fatalitet  ndodhi në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, respektivisht në fshatin Lugagji të Komunës së Lipjanit. Ku si pasojë e kësaj humbën jetën dy persona ndërsa një është lënduar rëndë.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë se kanë qenë të përfshira një autobus dhe tri vetura.

Indeksonline ka siguruar video ku shihet se si autobusi hynë në një pompë të derivateve.

Ndryshe, policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit ne trafik ne veçanti drejtuesit e  automjeteve qe te jene te kujdesshëm sepse siguria e tyre dhe te tjerëve varet ne mase te madhe nga kujdesi dhe respektimi i rregullave ne trafik nga vet drejtuesit e automjeteve.

“Për të garantuar një siguri më të madhe nëpër rrugët tona policia po ndërmerr dhe do te ndërmerr masa te vazhdueshme ligjore duke përfshirë edhe masat ndëshkuese me te vetmin qellim parandalimin e aksidenteve ne veçanti këtyre me fatalitet ku po shkaktohen humbje te jetëve njerëzore”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Policisë. /Indeksonline/