Momenti kur babai i tri sportisteve të abuzuara seksualisht e mësyen në gjyq monstrën (Video)
Një incident është regjistruar sot në sallën e gjykimit të ish trajnerit të gjimnastikës në Amerikë, Larry Nassar. Babai i tri sportisteve të abuzuara seksualisht nga trajneri Nassat, Randall Margraves pati një kërkesë interesante për gjyqtarët.
Ai tha nëse është e mundur që për pesë minuta të qëndroi në një dhomë me Larry Nassar. Sigurisht se kërkesa e tij u refuzua nga trupi gjykues, shkruan Indeksonline.

Më pas, ai vendosi të sulmoi trajneri monstrum por që u pengua nga forcat e sigurimit.
Ish-mjeku i kombëtares amerikane të gjimnastikës Larry Nassar, që qëndroi në këtë detyrë për 20 vjet akuzohet se ka abuzuar seksualisht me dhjetëra vajza të reja./Indeksonline/