17:19 / E Shtunë, 18 Qershor 2022 / C E

Momenti kur Casillas i tregon Coentraos që nuk është pjesë e skuadrës është gjithmonë qesharak

Kur mendoni për liderët legjendar në lojën e futbollit, nuk do të kalojë shumë kohë para se mendja juaj të shkojë te Iker Casillas.

Portieri legjendar spanjoll ishte kapiten gjatë disa ditëve vërtet të vështira si për Spanjën ashtu edhe për Real Madridin. Ai fitoi Kupën e Botës, dy kampionate evropiane, tre Liga të Kampionëve dhe pesë tituj të La Ligës dhe këto janë vetëm disa nga çmimet e tij.

Casillas ishte lloji i njeriut që çdokush do të ishte i lumtur ta kishte në skuadër, duke udhëhequr me shembull herë pas here në ndjekje të trofeve më të mëdhenj në lojë.

Megjithatë, ndërsa kredencialet e tij të kapitenit ishin të qarta për të gjithë për t’u parë në fushë, duket se ai ishte një lider i aftë edhe jashtë saj.

Këto aftësi u shfaqën plotësisht kur ai shpërndau një incident potencialisht të sikletshëm në vitin 2013, kur shoku i skuadrës Fabio Coentrao u ul pranë tij te banka rezervë e Real Madridit.

Asokohe, me sytë drejt finales së Kupës së Mbretit, trajneri Jose Mourinho e kishte përzier skaudrën e tij për përballjen me Espanyol, duke lënë në bankën rezervë disa yje të mëdhenj në stol.

Ndërkaq, Coentrao, u largua plotësisht nga skuadra, kështu që kur rastësisht zuri një vend në stol, Casillas mbeti me një detyrë të ndërlikuar.

Casillas, i cili ishte i hutuar për pak kohë, u detyrua t’i thoshte mbrojtësit se ai nuk ishte në të vërtetë në listën e skuadrës së ditës së ndeshjes dhe për këtë arsye nuk duhet të ulej në stol.

Ai e trajtoi bukur këtë gjë dhe, brenda sekondave, e gjithë banka rezervë, përfshirë Coentrao, po qeshnin me të madhe.

Videon e gjeni më poshtë.