10:27 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

Momenti kur grabitësit sulmojnë me armë policinë, në Shtime

Katër persona të armatosur kanë kryer grabitje në një bankë në Shtime.

Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes, të dyshuarit kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të policisë. Indeksonline ka siguruar pamje ekskluzive të grabitjes.

Pavarësisht të shtënave mësohet se nuk ka persona të lënduar. Grabitësit kanë arritur të ikin me kombibus nga vendi i ngjarjes ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Ende nuk ka informacione se sa është shuma e parave të grabitura./Indeksonline/