13:33 / E Martë, 28 Korrik 2020 / indeksADMonline

Momenti kur hajnat në mes të natës vjedhin një biznes në Prizren

Një lokal në Prizren ka qenë cak për të kryer vjedhje, nga dy persona.

IndeksOnline ka arritur të sigurojë videon, e cila zbulon pamjet derisa këta dy persona kryejnë vjedhjen në mes të natës.

Lokali që ofron për shitje produkte agro-veterinarie, është grabitur nga këta dy persona të maskuar.

Fillimisht grabitësit drejtohen tek arka, por që nuk largohen pa marrë edhe produkte tjera.

Me rastin në fjalë po merren Policia e Kosovës. /IndeksOnline/