14:07 / E Martë, 01 Mars 2022 / B O

Momenti kur hajni i vjedhë kuletën nga çanta, studentes në Prishtinë

Numri i vjedhjeve në Prishtinë vazhdon të jetë me shifra shqetësuese. Një e tillë është regjistruar sot tek “Extreme Pizza” në Aktash të Prishtinës.

Në pikë të ditës, hajni shihet se i vardiset disa studenteve nga prapa. Në hyrje të lokalit, personi në fjalë vërehet duke futur dorën në çantën e një vajze studente të cilës ia nxjerrë kuletën me shpejtësi.

Para se ta kryej vjedhjen, personi i paevidentuar ende shihet duke vënë kapelën në kokë, ndërsa më pas largohet nga vendi i ngjarjes.

Vajza nga Istogu, emër i njohur për redaksinë, ka thënë për Indeksonline se posedonte më shumë para në kuletë sepse duhej të kryente pagesat e fillimit të muajit në studime.

Rasti është lajmëruar në Polici, ndërsa Indeksonline kërkon që të njoftojnë organet e sigurisë të gjithë ata që e njohin këtë person.