19:34 / E Martë, 22 Gusht 2023 / MSH

Momenti kur helikopteri shpëton 2 nga fëmijët e ngecur në teleferik në Pakistan

Ekipet e shpëtimit në Pakistan arritën të shpëtojnë 2 nga 7 fëmijët pasi ata u bllokuan me mësuesin e tyre në një teleferik që varet 1200 metra mbi një rajon malor në veriperëndim të vendit.

Teleferiku lidh dy komunitete në rajon dhe funksionon në dy kabllo, njëri prej të cilëve u këput, tha një zyrtar.

Disa anëtarë të komuniteteve nga zonat përreth që kishin përvojë në shpëtimin e njerëzve në këtë mënyrë, ishin dërguar nga ushtria në zonë, për të marrë pjesë në operacioni e shpëtimit të fëmijëve.

Një video e shpërndarë nga një zyrtar i agjencisë së shpëtimit tregoi më shumë se një duzinë shpëtimtarë dhe vendas pranë humnerës, duke tërhequr një kabllo derisa arritën të shpëtonin një djalë.

Kryeministri i përkohshëm i Pakistanit, Anwar-ul-Haq Kakar, ka urdhëruar mbylljen e menjëhershme të të gjitha “teleferikët e shkatërruara dhe jo në përputhje”, sipas një deklarate nga zyra e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=b6yL-cdVmYg