20:47 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Momenti kur i dashuri i maskuar si i varfër i propozon martesë aktores kosovare

Mënyrat se si bëhen propozimet për fejesë e martesë janë duke marrë vëmendjen në gjithë botën, madje edhe në Kosovë.

Secila nga qiftet përveç detajeve tjera është duke u kujdesur që të kenë edhe një kujtim të veçante nga propozimet.

E një të tillë e ka pasur edhe aktorja kosovare, Ardiana Rexhepi.

Ajo ditë më parë u befasua nga i dashuri i saj, Blondi Smërqaku.

Ai në mënyrë që të bënte më interesante dhe më të veçantë, vendosi që të maskohej si i varfër, e  i cili do të kërkonte lëmoshë nga e dashura e tij, e cila ishte me shoqërinë e saj.

E për ta bërë edhe më veçantë propozimin, e dashura e Blondit nuk e refuzoi të dashurin e saj të maskuar si të varfër, mirëpo refuzonte të merrte biskotat që ai i ofronte në shenjë falënderimi.

Në vend të biskotës, Smërqaku nga çanta nxori një unazë të bukur e cila e befasoi tej mase Ardianën. /Indeksonline/

Më poshtë gjeni edhe reagimin e Ardiana Rexhepit kur e kupton se lypësi ishte i dashuri i saj: